E Diel, 1 Nëntor 2026

I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 49-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 49-vjeçar të shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në pranga ka rënë shtetasi Shpëtim  Çulaj, banues në fshatin Aliaj.

Ai dyshohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 2285 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Alijaj, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 06.09.2025.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›