E Diel, 1 Nëntor 2026

Thyente xhamat e automjeteve dhe të tabakinove dhe vidhte para, arrestohet 22 vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 22-vjeçar i cili thyente xhamat e automjeteve dhe të tabakinove në lagje të ndryshme të qytetit bregdetar dhe vidhte shuma parash.

Në pranga ka rënë Gabriele Bardho.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, ka vjedhur në dy automjete dhe në një tabakino, një shumë prej 3 mijë eurosh dhe sende me vlerë rreth 2 mijë euro.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin ligjor edhe të disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga 22-vjeçari.

I riu akuzohet për veprën penale “Vjedhja më shumë se një herë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›