I shpallur në kërkim policia e Elbasanit për fotografim të votës/ Arrestohet në Bilisht 41-vjeçari (EMRI)

Kapet nga komisariati i Devollit një shtetas i shpallur në kërkim.
41-vjeçari Kristo Çollaku, ishte shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit, ndërsa prokuroria i ka caktuar masën e arrestit në burg.
Mësohet se ndaj tij rëndojnë veprat penale të “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “korrupsion aktiv në zgjedhje”.
Çollaku u kap nga policia në qendër të Bilishtit ndërsa do të dërgohet drejt Elbasanit për veprime të mëtejshme.