I skaduar që në prill 2025, Dogana e Durrësit bllokon mbi 7500 kg miell
Dega e Doganës Durrë ,njofton se gjatë kontrollit fizik në ambientet e një subjekti tregtar, i pajisur me autorizim për përdorimin e Regjimit të Përpunimit Aktiv, ka bllokuar mallra që u kishte kaluar afati i përdorimit, referuar datës së skadencës.
Nga punonjësit e doganës është bllokuar:
2.500 kg miell orizi, me datë skadence 01.04.2025
5.150 kg miell për pica, me datë skadence 07.04.2025
Dogana e Durrësit ka nisur procedurat, në bashkëpunim me strukturat e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në parashikim të kompetencave përkatëse, deri në asgjesimin e mallit.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave shpreh angazhimin maksimal për zbatimin e ligjshmërisë dhe nxit operatorët ekonomikë për respektimin e detyrimeve për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së shtetasve.
LEXO EDHE: Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e dëmshme se mafia e drogës