E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

I theu këmbën fëmijës 3-vjeç/ Pas mbylljes së kopshtit privat, shoqërohet në polici edukatorja

Shoqerohet ne polici edukatorja e cila dyshohet se ka ushtruar dhune ndaj nje femije 3-vjeç në një kopesht privat në Tirana.

Majlinda Dehima, u shoqerua nga forcat e rendit pasi ne media u publikuan pamje te goditjes me vizore te edukatores kundrejt femijes 3-vjeç.

Dyshohet madje qe dhuna kundrejt te mitures ne daten 1 nentor ka shkaktuar edhe demtimin e rende te kembes.

Prinderit e derguan vajzen e vogel ne spital, ku u konstatua se ajo kishte thyerje te kockes se kembes duke e futur ne allçi.

Ministria e Arsimit reagoi kete te marte duke mbyllur kopshtin privat “Stinet” ne zonen e Ali Demit, institucion arsimor ku ndodhi ngjarja e rende.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›