E Diel, 1 Nëntor 2026

I thyejnë këmbën, e tërheqin zvarrë ndërsa ishte pa ndjenja

Policia e Tiranës ka kryer sot një akt kriminal, barbar, antinjerëzor dhe i denjë për bandat e narkosit të Meksikës.

Pa pikë ndjenje njerëzore dhe as detyrim nga detyra, policët rrahën një të ri dhe ia bën këmbën dy copë. Me këmbë të thyer, pa ndjekur asnjë procedurë emergjente e tërhoqën zvarrë në rrugë ndërsa këmba i lëkundej në ajër.

Nuk pati në atë grup policësh asnjë njeri që të mbante të shtrirë, të thërriste ambulancën dhe ta merrnin në barrelë. Nuk pati në atë grup policësh asnjë njeri.

Fatkeqësisht policia e Tiranës është e mbushur me sekserë bandash, shoferë banditësh, dekonspirues aksionesh të SPAK, gjobaxhi dyqanesh, përdorues drogash, pak a shumë gjithë ato zanate që të lejohen nëse je edhe patronazhist.

Prandaj në 6 policë, nuk mund të gjesh një njeri. s.n

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›