E Enjte, 5 Nëntor 2026

I vihet tritol gjatë natës biznesit në Shkodër, policia jep detaje

Ky është momenti kur një sasi tritoli shpërtheu në një lokal në Shkodër, në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

Lënda plasëse shpërthyer në lokalin e Fran Kolbuçajt, 65-vjeç, në Shkodër. Siç shihet nga pamjet e një kamere sigurie, dy persona vendosen rreth orës 01:37 të mëngjesit dhe më pas u larguan.

Kolbuçaj konstatoi xhamin e thyer të derës së lokalit, pak para se të hapte biznesin e tij në orën 5 e 50 minuta të mëngjesit. Nga shpërthimi, fatmirësisht pati vetëm dëme materiale, ndërsa polica dyshon se eksplozivi ishte prodhuar në mënyrë artizanale.

65-vjeçari tha përpara oficerëve të policisë, se nuk ka konflikte me asnjë person dhe se nuk e di se kush mund t’ia ketë vënë lëndën plasëse.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›