E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryediplomati kinez ngjall zemërim me deklaratën e tij: Ish-shtetet sovjetike nuk ekzistojnë

Deklaratat e bëra nga ambasadori i Kinës në Francë, që vënë në pikëpyetje sovranitetin e ish-shteteve sovjetike përfshirë Ukrainën janë kritikuar nga disa ministra të Jashtëm të vendeve të Bllokut Evropian.

“Janë krejtësisht të papranueshme. Shpresoj që shefat e këtij ambasadori do të qartësojnë këto deklarata” tha ministri i Jashtëm i Çekisë përpara nisjes së takimit me homologet e tij në Luksemburg.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Lituanisë i quajti deklaratet e diplomatit kinez të papranueshme duke theksuar se tri shtetet e Baltikut do t’i kërkojnë Pekinit të qartësoje nëse ka ndryshuar qëndrimin zyrtar. Kundër deklaratave të ambasadorit kinez kanë reaguar edhe Franca e Ukraina.

Ambasadori kinez në Paris, Lu Shaye, tha se historikisht gadishulli i Krimesë ka qenë pjesë e Rusisë dhe i është dhënë Ukrainës nga ish-lideri sovjetik.

Këto qëndrime vijnë në një kohë që, aleate e Rusisë, ka kërkuar që konflikti të zgjidhet përmes dialogut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›