I vjedhin shalqinjte dhe tentojne te vrasin me "Kallash" fermerin
BERAT- I vjedhin plantacionin me shalqinj dhe tentojne ta vrasin me bresheri "Kallashnikovi". Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme ne fshatin Gorican te Beratit, ku nje fermer ka denoncuar dy vellezer, bashkefshatare te tij, per akuzat e "vjedhjes" dhe "tentatives se vrasjes". Burime zyrtare bene me dije se ne fillim kane qene te dyshuarit babe e bir, Ylli Tafa dhe A. Tafa, qe kane hyre ne plantacionin e Agron B., dhe pasi jane zbuluar prej pronarit, kane nisur te grinden. Duke mbrojtur prodhimet e tij fermeri ka hasur ne kundershtimin e te dyshuarve. Po keto burime kane bere me dije, se menjehere pas grindjes, Ylli Tafa, 48 vjec, ka shkuar ne shtepine e tij dhe pasi ka marre nje arme automatike, i shoqeruar prej vellait Afrim Tafa 33 vjec, eshte rikthyer ne parcelen e bashkefshatarit per te vazhduar me tej konfliktin. Gjate sherrit me vellezerit pronare te plantacionit, ka nisur kercenimi dhe me pas bresheria e automatikut ne drejtim te tyre, por fatmiresisht pa shkaktuar viktima. Menjehere pas ngjarjes ne fshatin Gorican, kane mberritur inspektoret e Policise Kriminale dhe forca te grupit te gatshem, qe kane bere te mundur arrestimin e Afrim dhe Ylli Tafes. Ekspertet munden qe gjate kontrollit te gjejne si prova materiale, gezhojat model 56 dhe armen e krimit. Dy vellezerit Tafa, do te perballen me akuzen e "vrasjes me paramendim ne bashkepunim, te mbetur ne tentative", "armembajtjes pa leje" dhe "vjedhjes".
E. Hazizolli
E. Hazizolli