E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londra kerkon arrestimin e vrasesit

LONDER- Drejtesia e Britanise se Madhe pritet te transferoje dosjen dhe gjykimin e nje shqiptari, te dyshuar per vrasjen e bashkatdhetarit te tij tre vjet me pare ne rajonin e Nju Kros te Londres. Mungesa e nje marreveshjeje ekstradimi, por dhe mosarrestimi i te dyshuarit Aldo Aliaj, 23-vjec, kane sjelle reagimin juridik te autoriteteve ne Angli, duke aplikuar procesin e transferimit te ceshtjes per ne Shqiperi, me qellim arrestimin dhe gjykimin per krimin e "vrasjes". Lajmin e kane bere te ditur mediat vendase ne Angli, ndersa procesi po zhvillohet ne Gjykaten Magjistrale te Horseferrit. Pritet qe vendimi te merret brenda muajit korrik te ketij viti.

Policia britanike eshte vene ne kerkim te Aldo Aliajt, i njohur dhe me emrin e dyte Gerald Mitri gjate qendrimit ne Londer. Shqiptari emigrant akuzohet per vrasjen e Aron Stokes. Ngjarja ka ndodhur ne muajin janar te vitit 2006, kur 24-vjecari eshte qelluar per vdekje me thike, ne nje bujtine ne "Queens Road", te Britanise se Madhe.

Gjate hetimeve te bera nga policia britanike dhe deshmive te mbledhura ne vendngjarje per te dyshuarin, rezultoi se autori ishte pikerisht Aliaj. Por kerkimet ne Londer dhe ne gjithe Angline kane deshtuar, duke bere qe hetuesit te besonin se 23-vjecari kishte kapercyer kufirin dhe fshihej ne Shqiperi. Krimi mendohet te kete ndodhur pas nje perplasje te castit, mes dy shqiptareve. Autoritetet shqiptare nuk kane marreveshje konkrete per ekstradim, nderkohe qe prej nje muaji jane mbyllur hetimet dhe ceshtja ndodhet ne Gjykaten Magjistrale te Horseferrit, ku u mbajt nje seance degjimi per transferimin e ceshtjes ne Shqiperi.

Nese gjykata do te aprovoje transferimin e dosjes per ne prokurorine dhe gjyqesorin shqiptar, atehere policia pritet te vihet ne kerkim te te dyshuarit Aldo Aliaj, me qellim arrestimin dhe denimin e tij per krimin e "vrasjes". Sipas gazetave dhe televizioneve vendase, ky eshte rasti i pare i nje seance degjimi per transferimin e ceshtjes gjyqesore, qe eshte mbajtur ne Britanine e Madhe, pa pasur ne gjendje arresti te dyshuarin.

A. Q.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›