E Shtunë, 31 Tetor 2026

I vodhën 4.000 euro nga shtëpia

Persona të panjohur i kanë vjedhur nga shtëpia 44 vjeçarit J. A., nga Gostivari 250 mijë denarë, gjegjësisht rreth 4.000 euro, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Vjedhja ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Bllazheski” në periudhën ndërmjet orës 20 dhe 23 të enjten mbrëma, përderisa familja nuk ka qenë në shtëpi.

Hajnat pasi me forcë e kanë hapur njërën prej dritareve të bodrumit, kanë hyrë në shtëpi dhe në komoden në njërën prej dhomave të fjetjes i kanë gjetur paratë. Policia ka bërë të ditur se është duke punuar në ndriçimin e vjedhjes./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›