E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ nuk e miraton kërkesën e OSBE-së

Zyra për Regjistrimin e Partive Politike ka përfunduar procesin e aplikacioneve për certifikim të dymbëdhjetë subjekteve, një parti politike, tetë nisma qytetarë, tre kandidatë të pavarur, me gjithsej njëqind e pesëdhjetë e tre kandidatë.Zyra ka konstatuar se dokumentacioni i aplikimit për certifikim është i kompletuar konform Ligjit për zgjedhjet lokale dhe rregullave të KQZ-së.

Sipas Kryetares së KQZ-së, Valdete Daka të dhënat e kandidatëve janë votuar në listën votuese dhe i përkasin komunës për të cilën garojnë.

Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve, në mbledhje, ka debatuar shqyrtimin e kërkesës së OSBE-së, që i''u është drejtuar KQZ-së për të miratuar administrimin e aplikimit të votimit përmes postës.Mirëpo, kjo kërkesë nuk është pranuar nga anëtarët e KQZ-së, raporton rtk.

Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje, ka thënë se një aprovim i tillë na kthen në pikën zero edhe si vend edhe si institucion duke i përfshirë edhe zgjedhjet. Sipas tij, OSBE-ja kërkon vetë aprovimin e procedurës për t''i përmbushur këto operacione, të cilat, sipas tij, janë përgjegjësi ekskluzive të KQZ-së.

“Unë natyrisht se jam kundër kësaj kërkese për disa arsye. Do të mundohem që shkurtimisht pa ju marrë kohë t''i përmbledhi arsyet që kjo temë nuk duhet të trajtohet në këtë fazë në KQZ dhe duhet të refuzohet. E para është me bazën ligjore se ku bazohet një kërkesë e tillë, e dyta ka të bëjë me formën e kësaj kërkese se si e trajton KQZ-në, Kosovën natyrisht dhe e treta ka të bëjë përmbajtësisht me përgjegjësitë dhe operacionet që tenton t''i përmbushë OSBE-ja, që në fakt janë përgjegjësi ekskluzive të KQZ-së”, ka thënë Rrustemi.

Edhe Fadil Maloku, anëtar i KQZ-së, ka thënë se sikur OSBE-ja në këtë kërkesë t''i kishte të shkruara edhe garancionet për mandatin tyre pasi, sipas tij, nuk do të donin që OSBE t''i tejkalojë kompetencat e saj.

“OSBE po thuhet se e ka një rol lehtësues, unë si anëtar i KQZ kisha dashur të dijë në rast se OSBE-ja i ka zgjeruar mandatet e veta ose të paktën ta dimë se cilat janë sferat, kompetencat se ku do të bashkëpunojmë ne me OSBE-në. Ne jemi dëshmitarë se zgjedhjet e 3 nëntorit janë shumë të ndjeshme politikisht dhe në këtë rast nuk do të donim që OSBE t''i tejkalojë kompetencat që dalin jashtë marrëveshjes, të cilën ne e nënshkruajmë si KQZ edhe si lehtësues apo monitorues. Vërejtja është që në kërkesë të shtohen garancione. Kjo kërkesë është standarde për kriteret e OSBE-së, por nuk po shoh garancion të specifikuar”, ka thënë Maloku.

Edhe Betim Gjoshi, anëtar i KQZ-së nga PDK-ja, ka thënë se një kërkesë e tillë nuk duhet të hedhet në votim.

“Unë mendoj që një kërkesë e tillë nuk duhet të hedhet në votim për shumë arsye. Mendoj se ne e kemi një rregull se si duhet të rregullohet votimi jashtë Kosove. Ne i kemi edhe ligjet edhe konform nenit të ligjit neni 97 ne aplikacionet do t''i pranojmë mes postës nga kutit e postës së KQZ-së , apo përmes faksit dhe ne do ta udhëzojmë OSBE-në që të veproj konform ligjit”, ka thënë Gjoshi.

Ndërsa, Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka theksuar se kjo kërkesë duhet të miratohet, edhe pse nga anëtarët nuk është lejuar që kjo kërkesë as të debatohet.

“Unë mesa po e shoh kërkesën të bëhet verifikimi i votuesve, as të regjistrohen votuesit por vetëm të barten aplikacionet, të pranohen dhe të barten në KQZ, unë nuk po e shoh që ka kërkuar OSBE-ja. Unë po e shoh shumë qartë që thuhet se misioni pranon aplikacionet dhe pakot e kthyera nga votuesit që jetojnë jashtë Kosovës në datën e pranimit në formën e aplikacionit”, ka theksuar Daka.

OSBE-ja në kërkese ka shkruar:

”1. Brenda mandatit i cili i është dhënë Misionit, Misioni pranon aplikacionet dhe pakot e kthyera te fletëvotimeve nga votuesit që jetojnë jashtë Kosovës dhe shënon datën e pranimit të pakove të kthyera të fletëvotimeve.

2. Misioni mund të dërgoj format e aplikacioneve pa ndonjë vonesë përmes faksit ose postës elektronike, në numrin e caktuar të faksit apo adresën e caktuar të postës elektronike. Misioni do t’i dërgoj pakot e kthyera të fletëvotimeve në intervale të rregullta kohore, por më së largu me 2 nëntor 2013.

3. Misioni gjithashtu lehtëson shpërndarjen e vendimeve të KQZ-së tek pranuesit”, thuhet në kërkesën e OSBE-së, dërguar kryetares së KQZ-së, Valdete Daka. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›