E Diel, 1 Nëntor 2026

I vodhi 70 mln biznesmenit pranga pastrueses

Juljana Paja u arrestua dje ne mbremje si e dyshuar per vjedhjen e baneses se nje tregtari pasi i kishte vjedhur celesin


Gruaja gjate hetimit pranoi se kishte marre nga parate vetem 5 milione leke te vjetra policia dyshon se i ka marre te gjitha


TIRANE- Nje grua 36- vjecare pastruese shtepie dhe mbajtese femijesh u arrestua dje ne mbremje nga policia e komisariatit ne kryeqytet me akuzen e vjedhjes se baneses se nje biznesmeni ku ishte e punesuar.


Gruaja dyshohet se ka vjedhur 70 milione leke ne banesen e biznesmenit ne vendin ku ai kishte fshehur 90 milione leke te vjetra. Juljana Paja u arrestua me akuzen e vjedhjes ne shuma te medha por ajo ka pranuar vetem se ka vjedhur 5 milione leke.


Ngjarja eshte njoftuar nje dite me pare ne policine e kryeqytetit kur i demtuari Fation. A nje biznesmen nga Tirana i cili kishte aktivitet tregtar ne kryeqytet ne Vlore dhe qytete te tjera te vendit denoncoi se i kishin vjedhur ne shtepi parate.


E arrestuara gjate hetimit te kryer nga policia si dhe gjate deklarimeve te saj te dhena hetuesve pretendoi se nuk kishte gisht ne humbjen e parave te biznesmenit ku ajo ishte e punesuar.


Menjehere pas denoncimit te dhene ne polici hetuesit e komisariatit nr.2 nisen veprimet e tyre per zbardhjen e vjedhjes se shumes se majme. Fillimisht i demtuari i pohoi policise se ne shtepine e tij nuk kishte persona te ndryshem qe hynin ndersa parate mendohet se ishin dy dite me pare kur biznesmeni nuk kishte qene ne banese.


Hetuesit kane dyshuar fillimisht se mos ishte ndonje denoncim i rreme i ketij te fundit me dyshimin se ndoshta i kishte shpenzuar parate ne forma te ndryshme apo i kishte luajtur kumar. Ky dyshim i hetuesve ra menjehere pas verifikimit te kryer prej tyre te personalitetit te te demtuarit.


Me tej hetuesit mesohet se kane verifikuar se mos ngjarja mund te ishte ndonje krim brenda familjes apo nga te aferm te tjere te biznesmenit te demtuar. Edhe kjo piste ra serish kur policia konfirmoi se pjesetaret e familjes se biznesmenit ishin njerez serioze dhe familjare te rregullt.


Nga deklarimet e ketij te fundit hetuesit kane mesuar se te aferm te biznesmenit nuk kishin vizituar kohet e fundit shtepine e tij duke bere qe policia te dyshonte serish tek njerez te brendshem te familjes se te demtuarit. Ne listen e atyre qe hynin e dilnin ne shtepine e tij ishte edhe gruaja 36 -vjecare Juljana Paja ndersa tregtari pohoi se para pak muajsh i kishte humbur nje celes i shtepise dhe i vendit ku mbaheshin parate.


Menjehere dyshimet e hetuesve rane mbi punonjesen e shtepise e cila u mor nen hetim. Per shume ore gruaja nuk pranoi krimin ndersa dje ne mbremje ajo pohoi pjeserisht vjedhjen duke pohuar se kishte marre vetem 5 milione leke te vjetra dhe jo 70 milione sa cpretendonte policia.


Dje ne mesnate asaj iu komunikua akuza e vjedhjes ndersa me pas u izolua ne ambientet e komisariatit nr.3 deri ne vleresimin e mases se arrestit ndaj saj ne gjykate.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›