Bode Burokracite vonojne hyrjen ne treg
TIRAN- Nisma e qeverise per te dale ne tregun e eurobonove me qellim gjetjen e financimeve me kushte me te favorshme ka nxehur debatin midis deputeteve te majte dhe ministrit te Financave Ridvan Bode gjate seances se djeshme parlamentare.
Deputete kane kembengulur ne gjetjen e arsyes se perse marreveshja ka shkuar per te disaten here per miratim ne parlament si dhe koston e larte te borxhit qe do ti duhet te paguaje Shqiperia ne vitet ne vijim.
Deputetet Ermelinda Meksi Arben Malaj dhe Arben Ahmetaj e kane pyetur Ministrin Bode per procesin e hyrjes se vendit ne tregun e eurobonove koston e ketij transaksioni koston e kredise sindikale te marre gjate vitit te shkuar sektoret ne te cilat do te perdoren keto si dhe nese eshte e nevojshme marrja e borxhit ne keto momente.
Sipas Bodes nje pjese e parave do te perdoren per shlyerjen e kredise sindikale prej 200 milione euro te marre ne maj te vitit 2009 ndersa pjesa tjeter per menaxhimin e borxhit te brendshem. Ne fjalen e tij Bode paralajmeroi edhe ndryshime te procedures se marrjes se borxhit nepermjet daljes ne tregun e jashtem.
Sipas tij eshte e pazakonte qe nje shtet te beje publik kufirin maksimal te interesit para se te hyje ne treg. Publikimi i kesaj te dhene eshte cilesuar si demtuese e ketij procesi dhe ne kete menyre Ministria e Financave ka menduar te sjelle se shpejti nje ligj ne parlament i cili do ti lejoje qeverise te marre borxh pa kerkuar miratimin e tij.
Kjo procedure qe ndiqet ne Shqiperi per eurobondin nuk eshte ne asnje vend tjeter. Nuk ka vend ne bote qe deklaron se cili eshte kufiri maksimal i interesit para se te nderhyje ne treg.
Ne vijme te detyruar dhe mendojme se duhet ti japim nje zgjidhje me nje ligj nga Kuvendi. Se afermi do te bejme nje prezantim te ligjit per te mos ardhur ne Kuvend per miratimin e interesit te bonove. Kjo rrit fleksibilitetin. Publikimi i normave te interesit na demton ne treg - tha Bode.
Nderkohe sipas socialisteve nguti me te cilin po kerkon qe qeveria te hyje ne treg do te rrise artificialisht interesat per Shqiperine. Sido qe te luani me shifrat zoti minister jeni ne trendin negativ te rritjes se kostos te borxhit dhe rritja me 40 per qind e saj eshte barre e rende - tha Malaj.
Prej kohesh borxhi publik i Shqiperise eshte nje debat i hapur ku opozita por edhe institucionet nderkombetare financiare kane kritikuar nivelin e larte te tij. Ne mbledhjen e Komisionit Parlamentar te Ekonomise kur u diskutua marreveshja e eurobondit anetaret kerkuan hyrjen sa me shpejt te Shqiperise ne treg per aq kohe sa kerkohet qe me keto para te shlyhet kredia sindikale prej 200 milione euro te marre nje vit me pare.
Sipas deputeteve nese do te vonohet me shume per te shitur eurobondin qeveria do te devijoje nga qellimi final i emetimit te tij per marrjen e nje borxhi me terma te pershtatshem per shlyerjen e kredise sindikale.
Ne raportin me te fundit te Bankes se Shqiperise permendet niveli ne rritje i borxhit te jashtem deri ne fund te vitit 2009 ka qene 3.3 miliarde euro ose 38.2 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto.
Krahasuar me treguesit e nje viti me pare mesohet se vetem gjate vitit 2009 stoku i borxhit te jashtem eshte rritur me 230 milione leke.
Ne nje raport ne te cilin merr ne shqyrtim vijueshmerine e borxhit te jashtem te vendit nga viti 2003 deri ne ate 2009 Banka e Shqiperise permendte dy vitet e fundit te kesaj periudhe gjate se ciles borxhi ka njohur nje rritje te ndjeshme.
Mesohet se vetem gjate vitit 2008 borxhi i jashtem eshte rritur me rreth 1 miliard euro ose me rreth 47 per qind krahasuar me vitin 2007.