I vodhi me dhunë çantën me një shumë parash një 66-vjeçareje në rrugë, arrestohet autori në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 52-vjeçar, i cili i mori me dhunë çantën me një shumë parash, një 66-vjeçareje në rrugë.
Në pranga ka rënë shtetasi G. F., 52 vjeç, banues në Elbasan.
Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe nga hetimet dyshohet se ky shtetas, dje, rreth orës 09:00, në lagjen “Visarion Xhuvani”, në rrugë, i ka vjedhur me dhunë shtetases F. S., 66 vjeçe, banuese në Elbasan, çantën e dorës, në të cilën ajo kishte një shumë parash, celularin dhe disa dokumente. Si pasojë, 66-vjeçarja është dëmtuar lehtë në krah.
Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u gjet çanta e vjedhur, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se mund të ketë kryer shtetasi G. F..i G. F..