Shoferë kujdes! “Rrugorja” po iu vëzhgon, dhjetëra gjoba në Tiranë për 72 orë

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë, me qëllim garantimin e sigurisë rrugore dhe menaxhimin e fluksit të shtuar të qarkullimit, ka rritur ndjeshëm praninë e shërbimeve në terren. Kontrollet dhe patrullimet janë intensifikuar në të gjitha akset kryesore, dytësore, si dhe në nyjet lidhëse të kryeqytetit.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe përdorimit të pajisjeve logjistike bashkëkohore, gjatë 72 orëve të fundit janë konstatuar shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, për të cilat janë vendosur masa administrative si më poshtë:
- 101 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
- 80 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;
- 63 masa për mosrespektim të radhës në trafik.
Gjithashtu, për shkelje të rënda të Kodit Rrugor dhe vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor:
- janë arrestuar ose proceduar penalisht 23 shtetas;
- janë tërhequr me karrotrec 19 automjete.
Policia Rrugore apelon ndaj të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuar drejtpërdrejt në parandalimin e aksidenteve dhe në mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve./vizionplus.tv