I vodhi me maske 1.8 milione leke nje burri arrestohet
Lezhe 23 dhjetor NOA - Forcat e policise se Lezhes kane arrestuar ne flagrance 33-vjecarin Flamur Goci banues ne Fushe-Mamurras.
Sic raportohet per agjencine e Lajmeve NOA arrestimi i tij u be pas kallezimit te bere dje nga shtetasi me iniciale S.GJ se kur po kthehej nga fshati Adriatik me automjet rreth 100 metra larg baneses se tij ne Fushe-Mamurras ne kohen qe ka zbritur nga makina i kane dale perpara dy persona.
Njeri me maske dhe tjetri pa maske behet me dijeni se ata i kane kerkuar qe te dorezonte leket qe kishte me vete dhe personi me maske i ka futur doren ne xhepin e brendshem te xhaketes ku i kane marre nje shume prej 180.000 lekesh te reja dhe jane larguar.
U kryen veprimet e para hetimore ku nga veprimet e kryera rezulton si autor i kesaj ngjarje.
Materialet do ti kalojne Prokurorise se Kurbinit per vepren penale te Vjedhjes me dhune ne bashkepunim parashikuar neni 139- 25 i Kodit Penal ne ngarkim te lamur Gocit.
n.e/NOA