Kapet ne zonen e ish-bllokut Alxhi Nallbani Policia Fale hetimit rezultoi nipi i Aldo Bares
Tirane 22 dhjetor NOA Update - Arrestohet ne kryeqytet nipi i Aldo Bares Alxhi Nallbani i cili kerkohej per trafik nderkombetar te lendeve narkotike. Operacioni u finalizua pergjate oreve te pasdites se sotme nga uniformat blu te hetimit ne Tirane te cilet fale nje operacioni te mireorganizuar bene te mundur kapjen dhe me pas arrestimin e shume te kerkuarit per trafik nderkombetar te lendeve narkotike 33 vjecarit Alxhi Nallbani i njohur ndryshme me pseudoniminXhili.
Zedhenesja e policise se Tiranes Alma Katragjini informoi se i shumekerkuari u kap ne zonen e ish-Bllokut ne Tirane pas nje nderhyrje te Sektorit te Forcave Operacionale me synim arrestimin e tij.
33 vjecari Alxhi Nallbani akuzohet nga autoritetet e Italiane dhe eshte i denuar nga Drejtesia Italiane me 14 vjet burgim per trafik nderkombetar te lendeve narkotike si dhe pjesemarrje ne organizata kriminale.
Katragjini beri me dije se gjate ecurise se hetimeve ka rezultuar se Alxhi Nallbani eshte nipi i kreut te bandes se Lushnjes Aldo Bare.
Policia e Tiranes sqaroi se ndaj Alxhi Nallbanit aktualisht po kryen veprimet proceduriale per dergimin e tij ne vendin e vuajtjes se denimit.
mit/NOA