E Diel, 1 Nëntor 2026

I vuri “vijën e kuqe” në PD, Alibeaj i përgjigjet Berishës: Humbësi i madh i zgjedhjeve paska gjetur armiq të rinj! Ai është shkaku i përçarjes së opozitës

I vuri “vijën e kuqe” në PD, Alibeaj i përgjigjet

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një bashkëbisedim të zhvilluar sot me qytetarët në “Facebook”, u shpreh se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk kanë vend në PD, duke u vendosur kështu të dyve “vijën e kuqe”.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar dhe deputeti Alibeaj, i cili ka shkuar se “humbësi i madh i zgjedhjeve të 14 majit, paska gjetur armiq të rinj”. Ai thotë se Berisha është arsyeja e vërtetë e përçarjes së opozitës.

“Humbësi i madh i zgjedhjeve të 14 majit paska gjetur sot armiq të rinj, duke publikuar dhe listën e të përjashtuarve të radhës. I zhytur në disfatën që i solli demokratëve dhe opozitës, sindroma e komunizmit i rikthehet si përherë kur humb duke shpallur grupe armiqësore.

Shqiptarët e kanë të qartë se shkaku i përçarjes së opozitës është Sali Berisha, sikundër aleanca e tij me Ilir Metën ka prodhuar këshilltarë të LSI me votat e demokratëve në çdo këshill bashkiak.

Bashkëpunimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës në kurriz të demokratëve dhe shqiptarëve është një nga arsyet pse pati refuzim masiv në 14 maj dhe që e mban në këmbë regjimin e Edi Ramës”, ka shkruar Alibeaj.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›