IAF pezullon atletikën shqiptare
Tiranë- Federata Shqiptare e Atletikës (FSHA) është përjashtuar nga Federata Botërore e Atletikës (IAF), duke mos u lejuar të marrë pjesë në aktivitetet ndërkombëtare. Lajmi është bërë i ditur sot nga Gjergj Ruli, i njohur nga Gjykata e Lozanës si President i FSHA-së. Ruli ka deklaruar se ‘kjo federatë është përjashtuar nga pjesëmarrja në aktivitetet ndërkombëtare siç janë Evropiani dhe Botërori’.
Në zgjedhjet e fundit të bëra në Federatën Shqiptare të Atletikës është zgjedhur president Gjok Uldedaj dhe njihet si i tillë nga ana e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Kaosi në FSHA vjen pikërisht nga fakti se janë tre pretendentë për postin e presidentit të FSHA-së.
Fatos Shehaj është zgjedhur president në vitin 2006 nga një asamble e jashtëzakonshme. Shehaj ka deklaruar se “mandati i tij përfundon në vitin 2010”, duke i quajtur të jashtëligjshme të gjitha asambletë e zhvilluara deri tani.
Kandidatura e Gjergj Rulit u shfaq në Asamblenë e 30 janarit të këtij viti, që u zhvillua nga sekretari i FSHA-së, Nikolin Dionisi. Ky i fundit seleksioni kandidaturën e Rulit dhe i shtyu zgjedhjet për 10 ditë, por Ruli, me pretendimin se zotëronte shumicën e komunitetit, u zgjodh president i Atletikës nga 11 klube prezente në Asamble.
Gjok Uldedaj u zgjodh president në Asamblenë zgjedhore të mbajtur në 6 shkurt të po këtij viti, nga 9 anëtarë me të drejtë votë që ishin prezent në sallë. Uldedaj rezultoi si kandidaturë e vetme pas tërheqjes nga gara të Fatmir Nezës në momentet e fundit.
Të tre këta kandidatë i janë drejtuar Federatës Botërore të Atletikës (IAF), me pretendimin për të marrë drejtimin e FSHA-së.
Për rrjedhojë, IAF me anë të sekretarit të Përgjithshëm, Pierre Weiss, mori sot vendimin të mos njohë asnjërin pretendent, por duke penalizuar kështu atletët, të cilët, si pasojë e kësaj situate, nuk mund të marrin pjesë në aktivitetet ndërkombëtare.