E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali i mbyll derën Ibrës

Madrid - Kakà, Kristiano Ronaldo e askënd tjetër. Valdano i mbyll në këtë mënyrë Ibrahimoviçit derën e Real Madridit. "U fol për një interes të Realit si për Ibrahimoviç, ashtu edhe për Forlan, por nuk do të vijë as njëri e as tjetri. Në atë rol kemi dy a tre alternativa, por midis tyre nuk është as interesit e as sulmuesi i Atletikos. I njëjti vlerësim edhe për Riberi, që Zidane e konsideron të jashtëzakonshëm, por kushton shumë”.

Domethënë koha e blerjeve çmenduri ka përfunduar. Sespe e shpjegon vetë Valdano “Strategjia e Realit është asaj e shumë kampionëve në ekip, jemi një nisur me një shpejtësi rrufe, por s’mund të mbajmë të njëjtën shpejtësi vazhdimisht...”. Domethënë gjithçka e ka një limit, edhe për Realin e Madridit.

Reali pati një marrëveshje me Valencian për Vilën, por Valencia ngriti çmimin pas akordit duke bërë Realin të heqë dorë. “Nëse Barça ofron 50 milionë, Bojan e Caceres – thotë Valdano - e unë të isha drejtues i Valencias, do ta jepja Vilën, pasi Reali kurrë nuk do t’i bëjë ndonjë ofertë të tillë. Gjatë kësaj kohe punuam për këtë lojtar, por çmimi u rrit dhe gjithçka shumoi.

Kur nuk mendohet për këto çmime për Vilën, s’bëhet fjalë as për Intein që Morati kërkon 50 milionë plus një ose dy lojtarë niveli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›