E Diel, 1 Nëntor 2026

ICG paralajmëron "krizë shkatërruese" në Afganistan

Një raport i ri paralajmëron se Afganistani është duke lëvizur drejt një krize potenciale shkatërruese politike, ndërsa forcat luftarake të NATO-s pritet të tërhiqen dhe qeveria afgane përgatitet të marrë kontrollin e sigurisë në vitin 2014.
 

Raporti i titulluar “Afganistani: Rruga e gjatë dhe e vështirë e tranzicionit 2014”, është përgatitur nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave me seli në Bruksel.
 

Candace Rondeaux, analiste e organizatës për Afganistanin ka theksuar se ekziston “një rrezik real” që qeveria afgane e mbështetur nga SHBA të rrëzohet pas largimit të NATO-s në vitin 2014. “Ushtria afgane dhe policia nuk janë të përgatitur sa duhet për tranzicionin”, thuhet në raport.
 

Raporti thotë se stabiliteti i vendit kërcënohet edhe nga dështimi i qeverisë për t`u përgatitur për zgjedhje të ndershme.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›