ifti Obama festojne 20 vjetorin e marteses

Presidenti amerikan Barak Obama ka ftuar bashkëshorten e tij Mishel në një restorant në Uashington për të festuar 20 vjetorin e martesës.
Të mërkurën nuk ishte e mundur pasi ishte dhe debati i parë me kandidatin republikan për në shtëpinë e bardhë Mit romni. Restoranti i zgjedhur nga cifti ishte Barbën Stik, në lagjen më në modë, Xhorxh Taun, ku kanë kaluar dhe dy orë të tjera para se të kthehen në shtëpinë e bardhë. Menuja nuk do të ketë qenë i lehtë pasi restoranti në fjalë njihet për hamburgerat në format maksi që shoqërohen natyrisht me patatet të skuqura. Ditë më parë Mishel Obama ishte ankuar sepse marrja pjesë në një debat presidencial pikërisht ditën e përvjetorit është mënyra më e keqe për të kaluar 20 vjetorin e martesës. Por të paktën pavarësisht se nuk kanë mundur ta festojnë, cifti presidencial kanë shkëmbyer mesazhe romantike në “tuitter”. Ndër të tjera Obama duke iu drejtuar piblikisht bashkëshortes së tij atë mbrëmje, e ka quajtur veten si njeriun më me fat në botë ditën që Mishel kishte pranuar të bëhej gruaja e tij. Dëshiroj të të uroj e dashur një përvjetor të lumtur dhe të premtoj se vitin tjetër nuk do e festojmë martesën tonë para 40 milion personash,’ kishte thënë Obama. Romni në atë rast ka reaguar në mënyrë ironike duke i thënë rivalit të tij se aty me të ishte vendi më romantik që mund të imagjinonte.