ICO Kriza mund te tejkalohet

Zyra Civile Ndërkombëtare ka deklaruar se me qëndrime konstruktive, partitë politike kosovare mund ta nxjerrin vendin nga kriza ku ka hyrë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Zëdhënësi i ICO-së, Andy McGuffy ka shprehur bindjen e tij se pavarësisht qëndrimeve të kundërta, partitë do të mund ta gjejnë gjuhën e përbashkët.
“Është përgjegjësi e të gjithë deputetëve që të votojnë për kandidatin për të cilin besojnë se do t’i shërbejë dhe do të mbrojë më së miri interesat e qytetarëve që i kanë votuar. Ne jemi të bindur se komunikimi konstruktiv mes të gjitha palëve mund të cojë në zgjedhjen e presidentit”, ka deklaruar McGuffy.