E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove tjeter arrestim per krime lufte

Policia e EULEX-it ka arrestuar Blerim Kuçin, anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetar i komunës së Suharekës.

Burime pranë AAK-së thonë për Top Channel se Kuçi u arrestua nën akuzën për krime lufte dhe se në këto momente gjendet në gjykatën e qarkut në Prishtinë ku po merret në pyetje. Kuçi ka qenë luftëtar i UCK-së.

Ai po kështu ishte fillimisht në strukturat drejtuese të LDK-së, prej nga ku kaloi tek Aleanca per Ardhmërinë e Kosovës, ku dhe ushtron funksionin e sekretarit organizativ.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›