E Shtunë, 31 Tetor 2026

ICO nuk njeh asamblene e KOKSH

I menjehershem ka qene reagimi i nderkombetarve per asamblene e jashtezakoncme te zhvilluar me date 22 mars.Nje leter e ardhur ne drejtim te KOKSH-it nga Komiteti Olimpik Nderkombetar deklaron se nuk e njeh kete asamble
Aty shkruhej se nga ky kendveshtrim, ata duan te konfirmojme se Komiteti Olimpik Nderkombetar (CIO) dhe Komitetet Olimpike Europiane (COE) nuk do te njohin ndonje ardhje apo vendim te marre gjate kesaj mbledhje e cila eshte mbajtur pa ndonje baze legale. Per kete arsye, ne konfirmojme mbeshtetjen tone te plote per drejtuesit e Komitetit tuaj Olimpik Kombetar aktual dhe legjitim ashtu si dhe qendrimi publik i Komitetit Ekzekutiv i Komitetit tuaj Olimpik Kombetar me date 17 Mars 2009 dhe ne perserisim se do te vazhdojme te njohim drejtuesit aktual te Komitetit tuaj Olimpik Kombetar dhe , ne vecanti Z. Hysen Domi, si President dhe Z. Stavri Bello, si Sekretar i Pergjithem, deri sa procesi zgjedhor te realizohet perkatesisht nen ombrellen e Komitetit tuaj Olimpik Kombetar ne rruge legale dhe ne menyre demokratike , te ndershme dhe transparente dhe me aprovimin e CIO-s. Ashtu sic permendet ne letren tone date 12 Janar 2009, ne ju lutemi serish te paraqisni propozimin per nje date te aprovuar paraprakisht nga ne nje periudhe te pershtatshme, kur kushtet te lejojne zhvillimin e procesit zgjedhor-qe fatkeqesisht u nderpre me date 6"-Dhjetor 2008-qe te konkludoj dhe te percillet ne nje atmosfere te qete dhe paqesore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›