E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia rrezikon kolaps politik

Perfaqesuesit nderkombetare ne Maqedoni druajne se nese ne raundin e dyte te zgjedhjeve presidenciale nuk arrihet numri i nevojshem prej 40 per qind i votuesve, qe nenkupton mbi 760 mije vota nga gjithsej 1, 7 milion votues, vendi rrezikon krize politike.
Burime prane diplomateve perendimor ne Shkup bejne te ditur se Maqedonia mund te hyje ne krize dhe izolim te thelle, ne rast se nuk do te arrihet perqindja e nevojshme. Analistet mendojne se ne raundin e dyte gjithnje ka pasur renie te numrit te votuesve. Sipas amendamentit 31 te Kushtetutes, President do te zgjidhet ai kandidat qe siguron shumicen e votive nese rezulton se ka votuar 40 per qind e votuesve. Ne rast te kundert, deri ne zgjedhjen e presidentit te ri, postin e presidentit e merr kryetari i Parlamentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›