IDF: Kemi “goditur thellë” Iranin. Po përballemi me kërcënime në shumë fronte

Izraeli ka kryer disa sulme të reja ndaj Iranit. Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes Izraelite, Effie Defrin, tha se janë “goditur thellë” disa objektiva në Iran. Gjithashtu mediat iraniane raportojnë për shpërthime “të vazhdueshme dhe intensive” në Teheran.
“Ne kemi goditur thellë, duke goditur aftësitë bërthamore, balistike dhe komanduese të Iranit”, thotë ai.
Gjatë deklaratës për mediat, Defrin tha se Izraeli po përballet me kërcënime në shumë fronte, ndërsa shton se Izraeli vrau një tjetër anëtar të rëndësishëm të sigurisë iraniane, Ali Shadmani.
“Ndërsa po punojmë për të larguar kërcënimet nga Irani, ne ende po luftojmë përfaqësuesin e tyre, Hamasin, në Gaza. IDF eliminoi Ali Shadmanin, shefin e shtabit të përgjithshëm të regjimit gjatë kohës së luftës. Shadmani e mbajti këtë rol vetëm për katër ditë përpara se të pësonte të njëjtin fat si paraardhësi i tij”, tha Defrin.
Ali Shadmani mori përsipër këtë rol pasi paraardhësi i tij, Gholamali Rashid, u vra në një sulm izraelit javën e kaluar.
/rtsh.al/