Zjarri në Kodër-Krastë të Elbasanit, vihen në kontroll flakët

Zjarri i rënën mesditën e kësaj të marte (17 qershor) në zonën e Kodër-Krastës, në periferi të qytetit të Elbasanit, është arritur të vihet nën kontroll.
Në aksion u përfshinë edhe 12 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një mjet zjarrfikës nga Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale Mengël. Zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta, erës dhe terrenit të thyer të zonës që vështirësonte ndërhyrjen.
Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile njofton se forcat zjarrfikëse dhe strukturat e përfshira në operacion vazhdojnë punën për izolimin e plotë dhe shuarjen përfundimtare të vatrave të mbetura.
Gjithashtu vijon monitorimi i terrenit për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm për shkak të erës.
/rtsh.al/