E Shtunë, 31 Tetor 2026

IFIMES: Pse Rama do t'i humbe zgjedhjet

LUBJANE - Instituti Nderkombetar per Studime Ballkanike dhe te Lindjes se Afert "IFIMES" me qender ne Lubjane ne nje analize te botuar per zgjedhjet e qershorit ne Shqiperi sjell me shume arsye te cilat e bejme te sigurt fitoren e Partise Demokratike dhe liderit te saj Sali Berisha.

Instituti IFIMES publikon disa arsye te cilat do te ndikojne qe nje pjese e trupi votues te PS-se te votoje ne favor te Partise Demokratike, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Sipas ketij studimi te publikuar dje, Partia Socialiste tashme prej nje viti e gjysme eshte ne fushate zgjedhore, dhe ne perfundim te saj eshte duke treguar lodhje.

Instituti permend edhe nje varg arsyesh te cilat sipas tij, zbehin shanset e Partise Socialiste per nje fitore te mundshme. "Ofensiva zgjedhore e Partise Demokratike eshte shume me teper intensive ne perdorimin e retorikes politike qe eshte terheqese per votuesit shqiptare; Fjalori Politike i PS-se nuk eshte i modernizuar, dhe eshte nje lloj rrethi vicioz qe krijon armiqesi tek votuesit; Aktivitet i opozites eshte ne venitje dhe ende pa ndonje strategji per fitore; Opozita vazhdon per te shpenzuar shume energji per mosmarreveshjet brenda vetes, duke i lene votuesve nje shije te hidhur te ndarjes dhe shijen e mosbesimit per ndonje fitore zgjedhore; Provat dhe argumentet e partise ne pushtet te perdorura kunder opozites, vecanerisht ato qe lidhen me licencat per ndertime te cilat i ka ndare Kryetari i Komunes se Tiranes dhe kreu i opozites Edi Rama e kane demtuar imazhin e tij; Surpriza me e madhe dhe e pakendshme qe i ka zene ngushte votuesit shqiptare eshte fakti qe kreu i PS Edi Rama nuk eshte bartes i listes ne partine qe e udheheq, qe eshte totalisht e pakuptueshme per nje lider te partise me te madhe opozitare qe synon te behet kryeminister i Shqiperise", thuhet ne analizen e IFIMES.

Arsyet sipas IFIMES:

Ofensiva zgjedhore e Partise Demokratike eshte shume me teper intensive ne perdorimin e retorikes politike qe eshte terheqese per votuesit shqiptare

Fjalori Politike i PS-se nuk eshte i modernizuar, dhe eshte nje lloj rrethi vicioz qe krijon armiqesi tek votuesit

Aktivitet i opozites eshte ne venitje dhe ende pa ndonje strategji per fitore

Opozita vazhdon per te shpenzuar shume energji per mosmarreveshjet brenda vetes, duke i lene votuesve nje shije te hidhur te ndarjes dhe shijen e mosbesimit per ndonje fitore zgjedhore

Provat dhe argumentet e partise ne pushtet te perdorura kunder opozites, vecanerisht ato qe lidhen me licencat per ndertime te cilat i ka ndare Kryetari i Komunes se Tiranes dhe kreu i opozites Edi Rama e kane demtuar imazhin e tij

Surpriza me e madhe dhe e pakendshme qe i ka zene ngushte votuesit shqiptare eshte fakti qe kreu i PS Edi Rama nuk eshte bartes i listes ne partine qe e udheheq, qe eshte totalisht e pakuptueshme per nje lider te partise me te madhe opozitare qe synon te behet kryeminister i Shqiperise


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›