E Hënë, 2 Nëntor 2026

IKMT aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje në Jug, ndërhyn në Dhërmi e Jalë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi të hënën një aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin jugor të vendit.

Të dhënat flasin se inspektorët dhe mjetet e rënda janë përqendruar në fshatrat turistik të Dhërmiut dhe Jalës, aty ku janë rreth 10 objekte të caktuara për tu shembur.

Konkretisht, 5 objekte janë në Dhërmi dhe 4 të tjera në Jalë, ku i gjithë aksioni për shembjen e objekteve po monitorohet nga efektivë të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, 5 punonjës të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit dhe drejtuesi i kësaj drejtorie në Bashkinë e Himarës janë shkarkuar nga detyra me vendim të kryetarit të bashkisë së qytetit bregdetar, Vangjel Tavo.

Burime bëjnë me dije se kjo njësi, që ka në fokus mbrojtjen e terrenit nga ndërtimet e paligjshme dhe abuzime, ka bërë të kundërtën e asaj që ligji dhe rregullorja i përcakton, duke abuzuar me detyrën.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›