E Diel, 1 Nëntor 2026

IKMT kontrolle në zonat pyjore të Shkodrës dhe Kukësit, bllokohet një makinë që transportonte dru

TIRANË, 28 gusht /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi sot se në qarqet Shkodër dhe Kukës po ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme në zonat pyjore, me fokus zbatimin e ligjit dhe ndalimin e çdo abuzimi me burimet natyrore.

Sipas IKMT-së, gjatë monitorimeve të fundit, u bllokua një automjet që transportonte lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës në aksin Fushë-Arrëz–Pukë.

Ndërkohë, në bashkinë Krumë, IKMT ndërpreu një aktivitet të prerjeve pyjore, pas konstatimit të shkeljeve dhe shfrytëzimit pa kriter të një sipërfaqeje pyjore.

IKMT ka paralajmëruar se kontrollet do të vijojnë dhe se ndaj çdo shkeljeje do të merren masat e parashikuara nga ligji.

“Territori dhe pasuritë publike nuk mund të cenohen nga askush. Ligji do të zbatohet me vendosmëri dhe pa përjashtim, sepse mbrojtja e mjedisit është një detyrim ndaj qytetarëve sot dhe brezave që vijnë”, njoftoi IKMT.

/m.q/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›