E Diel, 1 Nëntor 2026

Jaupaj: Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë

TIRANË, 28 gusht/ATSH/ Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj ka bërë me dije sot se pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa.

Shkaba egjiptiane njihet si një nga shpendët më të rrallë në Europë dhe është një specie e rrezikuar, popullata e së cilës ka ardhur në rënie.

Jaupaj ka ndër në rrjetet sociale pamje nga shkaba egjiptiane në Vjosë dhe e cilëson rikthimin e saj një dëshmi të pasurisë natyrore dhe biodiversitetit të ekosistemit të Vjosës.

“Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa – një dëshmi e jashtëzakonshme e pasurisë natyrore dhe biodiversitetit të këtij ekosistemi”, shkruan Jaupaj.

E njohur si një nga shpendët më të rrallë të Evropës, Jaupaj shprehet se shkaba egjiptiane është një specie e rrezikuar dhe në rënie të vazhdueshme, ndaj çdo shfaqje e saj është një lajm i rëndësishëm për natyrën.

Ministri i Mjedisit thekson se “prania e saj në Vjosë është një sinjal i bukur se natyra, kur mbrohet, di të rikthehet. Të mbrojmë habitatet, lumenjtë dhe çdo specie që i jep jetë ekosistemeve tona. Vjosa nuk është vetëm një lumë – është strehë për jetën”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›