E Hënë, 2 Nëntor 2026

IKMT prish disa objekte pa leje në Vlorë

TIRANË, 16 tetor /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) nisi prishjen e disa objekteve pa leje në lagjen “24 Maji” në Vlorë, që kanë penguar zbatimin e projektit të rikonstruksionit dhe përforcimit të një pallati, një ndërhyrje me rëndësi për sigurinë urbane të zonës.

IKMT ndau në rrjete sociale pamje nga prishja e objekteve, teksa njoftoi se “pronarët e objekteve të prekura nga prishja, janë shpronësuar sipas ligjit, duke mundësuar vijimin e punimeve pa pengesa ligjore apo administrative”.

Autoritetet theksuan se ndërtimet pa leje nuk do të tolerohen, kudo që ndodhen në qytete, në bregdet apo në zona malore.

Kjo ndërhyrje është pjesë e angazhimit të institucioneve për të garantuar sigurinë e banorëve dhe zhvillimin urban të qëndrueshëm, si dhe për të përmirësuar infrastrukturën publike në një nga zonat më të populluara të qytetit bregdetar.

/e.xh//r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›