E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rritja e rezervave valutore të Bankës së Shqipërisë, element kyç për forcimin e qëndrueshmërisë financiare

TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Guvernatori i Banka e Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim në Uashington, DC, me drejtuesin e Ekipit të Këshillimit dhe Partneriteteve pranë Departamentit të Menaxhimit të Aseteve dhe Shërbimeve Këshilluese në Bankë Botërore, Marco Ruiz.

Në qendër të diskutimeve ishin projektet për menaxhimin e rezervave, zbatimin e politikës monetare, si dhe shërbimet e pagesave dhe transfertave.

Gjatë takimit u theksua se rritja e rezervave valutore të Bankës së Shqipërisë përbën një element kyç për forcimin e qëndrueshmërisë financiare dhe ofron një garanci më të madhe për investitorët e huaj.

Takimi u zhvillua në kuadër të Mbledhjeve Vjetore të FMN-së dhe BB-së 2025 në Uashington, DC, ku Banka e Shqipërisë përfaqësohet nga delegacioni i kryesuar nga Guvernatori Sejko. /j.p/

1 nga 2

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›