E Diel, 1 Nëntor 2026

IKMT sërish në Theth për prishjen e ndërtimeve pa leje, paralajmërohen ndërhyrje edhe lumin e Shalës dhe Koman

Boga dhe Thethi do të jenë sërish në sitën e IKMT, që ka zbritur këtë të hënë në dy zonat turistike për prishje ndërtimesh pa leje.

Aksioni prek ndërtime të bëra kohet e fundit, ku sipas IKMT janë në total 5 objekte në të dy fshatrat.

Megjithatë lista mund të zgjerohet pasi paralelisht po kryhet nje verifikim i plotë i territorit, pasi shtëpitë alpine për pritjen e turisteve janë shtuar ndjeshëm këto muaj në zonë.

Aksioni po përseritet ngjashëm me ate të një viti më parë kur u ndërmor në mes të sezonit turistik, që u kundërshtua me force nga banorët dhe pronaret e bujtinave.

Një aksion i ngjashëm parashikohet të ndermerret edhe në lumin e Shalës dhe Koman.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›