E Diel, 1 Nëntor 2026

IKMT shemb tri furra artizanale gëlqereje në Krastë të Krujës

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi sot tri furra artizanale të gëlqeres ku digjeshin goma dhe mbetje plastike në Krastë të Krujës.

Pas një ankese të mbërritur në IKMT, strukturat përgjegjëse kryen verifikimet e nevojshme dhe më pas vijuan me shembjen e strukturave të furrave.

Po ashtu IKMT referoi rastin në Policinë e Shtetit për identifikimin e kundërvajtësve.

IKMT po vijon kontrollet në territor për evidentimin dhe ndalimin e veprimtarive që cenojnë mjedisin dhe shëndetin e komunitetit.

/m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›