E Diel, 1 Nëntor 2026

IKMT zbarkon në Sarandë/ Aksion në plazhin që u bë shkak për arrestimin e shefit të komisariatit të qytetit

Fadromat e IKMT-se kanë zbarkuar në plazhin që u bë shkak për arrestimit e shefit të Komisariatit Sarandë Gëzim Bashllari.

Ky i fundit u arrestua pasi AMP dhe Policia e Shtetit ngritën dyshime për përfshirjen e tij dhe tre funksionarëve të tjerë në përfitime të paligjshme.

Stacioni i plazhit në Kanalin e Çukës  prej  vit 2022 rezulton në emër të shtetases Arjola Dhrami Bajo e shpallur tashmë në kërkim nga policia.

Avokati i saj Rigels Dervishi e quan të paligjshëm ndërhyrjen e IKMT dhe për këtë thotë se do të depozitojë një kallëzim në Prokurorinë e Sarandës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›