E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarret, angazhim dhe gatishmëri/ Ministri Nufi: Janë shtuar fondet dhe pajisjet moderne për strukturat vendore

Në prag të sezonit veror dhe rrezikut të shtuar nga zjarret, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi zbriti në terren në Bazën e Emergjencave Civile, nga ku garantoi se reagimi ndaj situatave të vështira do të jetë i shpejtë në çdo cep të vendit.

Ministri Nufi tha se fondet për njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe pajisjet moderne pritet të sjellin reagime më të shpejta në raste zjarresh.

Ministri, një apel e pati edhe për qytetarët për më shumë kujdes, duke theksuar rëndësinë e parandalimit ndaj çdo rreziku.

Në përfundim të vizitës, ministri Nufi shprehu mirënjohje për trupat e efektivëve për gatishmërinë, përkushtimin, sakrificën dhe besimin që përcjellin tek qytetarët shqiptarë.

Në mjediset e Bazës së Mbështetjes së Emergjencave Civile, u prezantuan kapacitetet operacionale dhe logjistike në dispozicion për reagim emergjent, ndër të cilat mjete zjarrfikëse dhe mjete operacionale, pajisje personale mbrojtëse për efektivët në terren, Qendra e Lëvizshme Operacionale e Mbrojtjes Civile, dronë me kamera termike për monitorimin dhe identifikimin e vatrave të zjarrit, helikopterë të pajisur me sistemin “Bambi Bucket” për ndërhyrje ajrore në rastet e zjarreve masive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›