E Shtunë, 31 Tetor 2026

IKONA FLET SHQIP

Guri Filozofal

Kupton ai qe mundet.
Sheh ai qe ka sy te veshtroje.
Degjon ai qe ka veshe te degjojehellip

Kur ndodhesh ne pocarine e krijimit te nje vepre letrare kur i ke duart deri ne berryl me balte krijuese dhe e di se fati yt per kohe te tera ka per te qene ngujimi aty dhe ndonese seshte aspak e lehte serish ke caste ngazellimi te eperm sepse me hunden ne re te ngjan vetja pak si Zotat qe ngjizin botehellip dhe per keto caste te vogla ia vlen barra qirane. E pra kur ndodhesh ne nje proces krijimi dhe leviz si brenda nje labirinti neper nje shumesi realitetesh hapesirash dhe kohesh nje nga gjerat me te bukura me te lehta dhe me clodhese mendoj eshte nevoja qe te del ngahere per te bredhur pas nje fjale nje koncepti a dickaje qe ka nevoje te hulumtohet te perndiqet te zhbirilohet enciklopedive internetit gojedhenave a kujteses se gjalle njerezore dhe qe ti e ben pa e vrare mendjen per kohen qe iken dhe ske shkruar dot nje rresht ne kompjuter sepse ne fund te fundit ia faturon kete shpeze doreleshuar kohe vete procesit krijues dhe justifikohesh paq dhe kur nga nje fjale a koncept a dicka qe kerkon te hapet perpara nje bote e tere te cilen as qe e kishe imagjinuar se ekzistontehellip

Ne romanin E kuqja e Demave rol thelbesor si nyje lidhese per rrefimin luajne murgjit e bardhe te Manastirit te famshem te Veruela-s manastirit ku punoi dhe jetoi romantiku me i madh spanjoll Adolfo Gustavo Becker ne Tarazona te Spanjes te Urdhrit te Cister-it te cilet merren me simboliken e ngjyrave te Ikones dhe prej ketej dilet tek e kuqja e Onufrit tone interpretimi i saj etj. nje nga gjerat e rendesishme te romanit. Keshtu u nisa ne perndjekje te Ikones per te cilen mendoja se dija shume gjera me teper doja te mesoja per gjuhen e ngjyrave te saj dhe perndjekja qe skishte fund u kthye ne nje proces te tere njohjeje. Gjate ketij procesi njohjeje mesova edhe per debatin mes ikonoklasteve dhe ikonografeve ne lidhje me Ikonen dhe shpejt murgjit e mi te Urdhrit te Cister-it ne roman u kthyen ne Luftetaret kunder harreses se Ikones. Por perpara se te shpjegoj se perse u dhashe kete rol te paparashikuar murgjve te bardhe me duhet te shpjegoj se perse Ikona rrezikon te harrohet dhe me e rendesishmja se perse nuk duhet harruar e ca me pare akoma lipset te tregoj per debatin mes ikonoklasteve dhe ikonografeve ne lidhje me Ikonen - nepermjet tij do mundohem te sjell ne vemendje te lexuesit vete cilesite qe permban Ikona ndash apo imazhi sic quhet ndryshe.

Ikonoklazem partizanet e saj jane ikonoklastet mund te perkthehet si urrejtje e imazhit dhe nga ana teologjike bazohet ne moslejimin ne ndalimin e kthimit ne idhull jo vetem te Zotit i cili pa dyshim mbetet i paarritshem i paemertueshem i padukshem i pashfaqshem por edhe te cdo forme tjeter te realitetit ne qiell mbi toke ne uje. Ikononografia ikonografet jane jo vetem ata qe e shkruajne ikonen por edhe qe e lexojne ate qe eshte pothuaj e kunderta e ikonoklazmes merret me studimin e paraqitjes imazhore te nje subjekti personazhe te shquara epoka religjion etj. por eshte edhe vete kjo paraqitje. Te paret jane kunder Ikones te dytet jo vetem mbrojne Ikonen porse hedhin tezen se ajo cka paraqet Ikona nuk eshte ne kundershtim me tezen e Ikonoklazmes perkundrazi. Sipas tyre moslejimi apo ndalimi per te cilin flasin Librat e Shenjte dhe qe perben bazen teologjike te Ikonoklazmes nuk eshte per imazhin por per idhullin eshte per faktin e shnderrimit te nje forme a paraqitje te thjeshte ne nje perendi. Perkundrazi thone ata ne quajme Ikone nje imazh qe nuk pretendon te paraqese realitetin por ti jape kuptim dhe ta simbolizoje ate duke ruajtur keshtu te paprekur karakterin e paarritshem dhe te padukshem te personit te paraqitur. Ajo nuk tregon se ceshte Zoti e si mund ta tregoje Ate qe nuk ekziston Zoti nuk ekziston Ai Eumlshte dhe Ai nuk eshte Asgje e asaj qe Ai eshte Shkaku. Ikona nuk tregon se kujt i ngjan Krishti apo nje shenjt ajo nuk eshte pershkrim por EVOKIM. Nese do ti viheshim te benim dallimin midis Ikones dhe Idhullit nuk do ta kishim fort te veshtire pasi Idhulli statuja e Athinase p.sh. shkelqente qe nga Akropoli deri te veshtrimi i marinareve te Pireut eshte krijuar per tiu shfaqur veshtrimit te njeriut per ta terhequr tejmbushur dhe mberthyer ate e ne kete menyre per ti dhene ne dore njohjen mjafton ti hedhesh vec nje veshtrim Idhullit per ta njohur menjehere. Ndryshe nga Idhulli Ikona terhiqet shuhet perpara asaj qe paraqet ajo eshte shenja e dukshme e Te Padukshmes. Fytyra apo imazhi qe Ikona i paraqet veshtrimit apo soditjes nuk mbyllet tek e dukshmja por eshte e mbushur me te padukshme ajo eshte si nje dere a nje dritare per te shkuar tek ajo qe format dhe veshtrimi rrefejne. Njelloj sic ka menyra te ndryshme per te veshtruar boten ekzistojne menyra te ndryshme per te lexuar nje ikone dhe per ta interpretuar ate. Ka lexime estetike teologjike liturgjike tradicionale por edhe antropologjike pasi cdo ikone eshte per shpirtin syzgjuar apo per veshtrimin nje zbulim apo nje pershfaqje e njeriut ne thellesine e tij dhe te ardhmen e tijhellip

Leximi i ikones ka per qellim edhe te na mesoje praktiken vizionare qe i ka frymezuar te na lejoje te integrojme ne lenden e ekzistences sone elementet nga te cilat eshte kompozuar ngjyrat dhe format qe e strukturojne pranine e matur dhe te fuqishme te cilen ajo e evokon me efektshmerihellip

Ikona nuk pershkruan nje histori ate te momenteve te ndryshme te jetes se Krishtit apo shenjtoreve ajo e rrefen ate duke e interpretuar duke e simbolizuar duke e transfiguruar. Ajo nuk eshte tablo me teme fetare eshte nje vizion i botes se transfiguruar d.m.th. te banuar nga energjia hyjnore per te cilen flasin Gregoire Palamas dhe teologet ortodoks. Ikona eshte nje engjell me shume se nje mesazh ajo eshte vete lajmetari ndash ajo eshte veper e nje imagjinate kreative. Ikona nepermjet proceseve te cuditshme te ngjyrave simboleve dhe perspektivave te permbysura ka si funksion hapjen ndaj transendences. Eumlshte nje shkolle veshtrimi qe duke u nisur nga e dukshmja na fut me durim tek e padukshmja ndash na fton ne takim me te shenjten

Kupton ai qe mundet.
Sheh ai qe ka sy te veshtroje.
Degjon ai qe ka veshe te degjoje...

Keto fjale lidhen me nje tjeter menyre njohjeje te ndryshme nga mendja mashkullore racionale ajo ka te beje me nje njohje te tipit profetik apo vizionar qe i perket dimensionit femeror apo intuitive qe mund ta cilesojme si engjellor apo oriental te njohjes njerezore. Ikona i perket botes se vizionit ikonografi shkruan nje vizion qe nuk eshte i tiji por ai i nje tradite te ndricuar nga tere veshtrimet qe e kane pararendur ne soditjen e te Parrefyeres per te ashtu si edhe per kete tradite ajo qe mungon tek ikona eshte Personi qe i shfaqet atij qe e veshtron dhe eshte drejt kesaj te tashme te padukshme qe kthehet inteligjenca zemra dhe format e ndryshme te adhurimit te tyre.

Ikona nuk eshte as abstrakte dhe as figurative ajo eshte abstrakte dhe figurative. Per veshtrimin e jashtem Ikona konsiderohet si nje objekt estetik me forma te perseritura madherisht te fiksuara. Ne realitet ajo nuk eshte nje objekt i zakonshem qofte ky edhe i shenjte por nje objekt i banuar i subjektivizuar. Ne nje fare menyre ajo kthehet ne nje person qe mund te beje edhe mrekullira kur evokohet njelloj si nje Engjell. Ikona eshte e hapur ndaj interpretimit tone kjo eshte nje nga gjerat me te rendesishme qe hasa gjate hulumtimit tim. Lufta e gjate midis ikonoklasteve dhe ikonografeve mund te shpjere ne ndalimin e Ikones apo ca me keq akoma ne harresen e saj cka do te thote ta privosh njeriun nga nje fytyre qe na veshtron nje fytyre e destinuar te jete tempulli i shpirtit dhe i qartesise ndash andaj murgjit e mi te bardhe ne roman u kthyen ne Luftetaret kunder harreses se Ikones. Porse zbulimi ne pocarine e romanit E kuqja e Demave vjen pasketaj vertet Ikona perkthehet rendom imazh por Heidegger-i thote Emerimi ikon qe vjen nga greqishtja ka nje kuptim me te thelle e cila i ka rrenjet te folja eiko qe do te thote shkoj praptazi leshoj vendin duke u terhequr perpara Kesaj qe duhet te zere tere vendinhellip E pra a nuk do te ishte shume me racionale shpjegimi i fjales IKON me foljen shqip IK e cila shpreh ku e ku me mire se folja e greqishtes se vjeter pasi sot ajo as qe ekziston ne greqishten moderne ate qe Ikona shpreh pra ik largohu lesho vendin Me siguri Heidegger-i nuk e ka ditur kete folje te bekuar e te drejtperdrejte te gjuhes shqipe.

Kur ndodhesh ne pocarine e krijimit te nje vepre letrare kur i ke duart deri ne berryl me balte krijuese dhe e di se fati yt per kohe te tera ka per te qene ngujimi aty dhe ndonese seshte aspak e lehte serish ke caste ngazellimi te eperm sepse me hunden ne re te ngjan vetja pak si Zotat qe ngjizin botehellip dhe per keto caste te vogla ia vlen barra qiranehellip

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›