E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni perballe Fini-ades

Diten e merkure Berluskoni rimori besimin e qeverise se tij dhe kjo eshte mundesia per te vazhduar mandatin e tij. Ajo qe filloi si nje beteje e thjeshte per te nenshtruar rivalin e tij brenda partise dhe pasardhesin e mundshem Gianfranco Fini si nje bumerang ishte duke iu kthyer mbi koke dhe rrezikoi renien e qeverise dhe shkuarjen ne zgjedhje te parakohshme gje te cilen aleati i tij ne qeveri dhe njekohesisht kryetari i Lega Nord por edhe ujku i vjeter i politikes Umberto Bossi e kishte paralajmeruar. Pervec kesaj pas votimit Bossi deklaroi se ndoshta ne majin e ardhshem vendi duhet te pergatitet per zgjedhje duke treguar me kete se realisht kjo mazhorance eshte e percare dhe nuk ka kredibilitet te qeverise deri ne fund pasi nuk eshte e njejta jo vetem numerikisht por edhe moralisht me ate qe fitoi zgjedhjet.

Ky votim i cili mendohej te ishte overtura e fillimit te fundit te karrieres se Finit u mbyll si nje fitore reale e tij pasi pa votat ne favor te qeverise te 32 deputeteve te cilet jane regjistruar ne listen e tij pasi plasi konflikti me Berluskonin Italia sot do zgjohej pa qeveri.

Pamjet e djeshme televizive e tregonin kete kur nen shtrengimin si morse te fjales se shefit te opozites Bersani dhe goditjeve prej cekici pneumatik te ish-gjykatesit Di Pietro Berluskoni u cua nga karrigia dhe u kthye nga Fini duke i kerkuar me patos qe ne cilesine e kryetarit te Parlamentit te nderhynte qe kundershtaret te moderonin gjuhen dhe sulmet. Nderkohe ky i fundit me nje qetesi olimpike beri thirrje per qetesi duke qene keshtu i sigurt se tashme Berluskoni ishte ne doren e tij.

Dhe realisht pas votebesimit Kryeministri ne fjalen e tij kerkoi qe te liheshin pas kraheve konfliktet dhe te shikohej perpara per te bere reformat qe vendit i duheshin cka ishte ajo qe Fini kishte kerkuar ne deklaraten e tij te dates 25 shtator.

Perballe zhdukjes nga politika apo rezistences Fini zgjodhi te dyten duke vene keshtu ne diskutim edhe njehere dhe me sa duket perfundimisht lidershipin e Berluskonit mbi te djathten italiane. Nga kjo dite e prapa magjistari i mediave duhet te perballet ne nje terren real dhe te rreshqitshem si politika partiake terren qe Fini e njeh mire. Nga sot Fini eshte faktor qe duhet llogaritur pasi pa te e majta e nxjerr Berluskonin nga Palazzo Chigi selia e qeverise brenda disa muajsh.

Ne fitoren e Berluskonit ndihmoi edhe vete mosdeshira e opozites per te shkuar ne zgjedhje te parakohshme te pakten jo perpara pranveres. Vete Presidenti i Republikes Napolitano i ardhur nga radhet e se majtes i ndodhur ne vizite zyrtare ne France deklaroi per mediat se me mire qe qeverise iu dha mundesia te vazhdoje. Ndersa e majta pervec problemeve te medha te identitetit te saj ideologjik aktualisht eshte e percare ne numra pasi Rutelli dhe Veltroni kane ndermarre nisma per formimin e partive te reja ndersa Bersani eshte ende larg unifikimit te ketij krahu per shkak te kohes se shkurter qe ka kaluar nga zgjedhja e tij ne udheheqje te Partise Demokratike dhe ende nuk eshte i konsoliduar si udheheqesi autoritar afatgjate dhe karizmatik qe mund te coje te majten ne fitore.

Vete Finit do i duhet kohe te rigrupoje perkrahesit e tij pasi qe nga koha kur Aleanza Nacionale u shkri ne nje parti te vetme me Forza Italia-n e Berluskonit ka kaluar kohe dhe disa nga ish-bashkepunetoret e tij te ngushte kane bere kauze me rivalin ndersa te tjeret duhet qe ti gjeje dhe identifikoje. Po ashtu ka nevoje per te hedhur rrenje ne terren dhe shtrire ne gjithe territorin e vendit ne menyre qe te jete ne gjendje te mbledhe votat dhe mos jete i varur vetem nga fushata propagandistike nepermjet mediave.

Fitorja e djeshme ishte fitorja e nje politikani profesionist dhe te races perballe nje kundershtari i cili deri me sot rralle ishte mundur ne nje fushe ku pavaresisht se e ka filluar kete profesion vone ka pasur intuiten te shmange sterkembesit nuhatjen ti dredhoje goditjes talentin te gjeje mbeshtetes. Deri me sot kush nuk ishte me Berluskonin largohej nga partia dhe perfundonte pjese e paperfillshme e politikes italiane ku menjehere zevendesohej me te rinj te paprincipe qe hidheshin gardh me gardh me shpresen qe te nguleshin ne ndonje hu. Zoterimi i mediave me te fuqishme te vendit i lejonte qe personazhe pa kapacitete politike ti shnderronte brenda pak kohe ne faktore te skenes por duke qene gjithmone ai i cili vendoste nese do jetonin apo do zhdukeshin nga kjo skene.

Ndersa rasti i fundit eshte nga ata ku kundershtari i tij nese do na lejohej nje krahasim nga historia dhe meqenese eshte pasardhes i fashisteve kishte nxjerre mesime nga e kaluara dhe blickrieg-ut luftes rrufe te Berluskonit per ta shkaterruar dhe nxjerre jashte luftimit iu pergjigj me nje rezistence te gjate dhe konsumuese duke e zhvendosur ndeshjen nga sheshet dhe studiot televizive te cilat duhet thene se Fini ka po aq talent ti elektrizoje por nuk ka prapavijen e nevojshme te grupeve mediatike qe ta mbeshtesin ne nje beteje te gjate dhe nerva-bjerrese si ajo ne kulisat e Parlamentit ku me shume sesa elektrizimi mbi turmat ka rendesi njohja e skutave te politikes ku me i rendesishem eshte krijimi i aleancave individuale dhe partiake sesa impakti me publikun nepermjet ekraneve ku kriza eshte aleate me dashje ose jo e cdo opozite te hapur apo te fshehte me qeverine.

Dje Fini kaloi nje nder sprovat me te renda te karrieres se tij ndersa Berluskoni edhe zyrtarisht e pranoi humbjen duke u kthyer gjate fjales se tij ne Parlament nga mbeshtetesit finiane dhe kerkuar qe te bashkepunojne per cuarjen perpara te legjislatures. Gazetat prane tij e keshillonin qe nuk eshte nevoja ta duan njeri-tjetrin per te qene aleate por mjaft te respektohen. Megjithate shume pjesemarres te kesaj beteje ne krahun e njerit apo te tjetrit jane shprehur se kjo maxhorance ka nevoje te rikonfirmohet ne parlament me nje riverifikimi ne elektorat nepermjet zgjedhjeve.

Pavaresisht deshires se Kavalierit te Arcore-s per te qendruar ne kalin e pushtetit per shkak te prejardhjes se tij familjare si nje nga familjet e pasura dhe te vjetra milaneze dhe formimit te tij personal libertin qe beson ne lirine e tregut dhe te politikes gati-gati deri ne anarki por edhe sepse vete Italia eshte nje vend i konsoliduar demokratik dhe per tradite kulturore dhe politike nuk lejon qe situatat te precipitojne ne ekstrem dhe nuk mund te lejoje qe per hir te pushtetit si qellim i nje individi ne vetvete te pluskoje ne detin e krizes ka shume mundesi qe ne pranveren e ardhshme nese vazhdon kjo situate vendi te shkoje ne zgjedhje. Deri atehere me siguri Kavalieri dhe kundershtaret e tij do vajisin armet per fushaten e pranveres me shprese se kriza nuk do ti fundose te gjithe bashke.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›