E Shtunë, 31 Tetor 2026

IKSHP 81 raste te HIV ne Kosove

Nga Express me 01 dhjetor 2010 ne ora 2042

Dita nderkombetare e HIV/AIDS ne Kosove eshte shenuar me aktivitete te ndryshme. Zyrtaret e institucioneve shendetesore thone se shifrat e te prekurve me virusin HIV ne vendin tone nuk jane alarmante por kjo nuk do te thote se Kosova eshte vend i sigurt.

Dorina Bologa udheheqese e grupit tematik per HIV/AIDS ne Kosove ka apeluar te merkuren per qasje universale dhe te drejta te njeriut per te gjithe me qellim te zgjerimit te solidaritetit me personat qe jetojne me HIV.

Ajo ka thene se te dhenat me te reja te UNADS tregojne se epidemia po e ndryshon kursin duke i falenderuar aktiviteteve serioze te koordinuara perfshire ketu theksimin e te drejtes per preventiv trajtim kujdes dhe perkrahje duke ulur ne kete menyre numrin e infeksioneve per 20 per qind.

147Ne tere boten gjate 10 vjeteve te fundit infeksionet e reja me HIV kane rene per 20 per qind ndersa vdekjet nga AIDS kane rene per gati 20 per qind gjate pese viteve te fundit dhe numri i pergjithshem i te semureve me HIV po stabilizohet mirepo suksesi i arritur eshte i ndjeshem. UNAIDS vazhdon te percjelle per se afermi trendet e infeksioneve te HIV ne Kosove pasi qe eshte semundjet nuk njohin kufijte dhe politike. Instituti Kombetar i Shendetesise Publike ka regjistruar 81 raste te HIV dhe 28 vdekje nga AIDS numrat mund te duken te vegjel por rreziqet jane signifikante148 eshte shprehur Bologa.

Sekretari permanent i MSH-se Ilir Tolaj ka theksuar se Ministria e Shendetesise tash e nje vit ka hartuar planin per luftimin e kesaj semundjeje. Megjithate ndonjehere sipas tij jane paraqitur veshtiresi ne sigurimin e terapise per te infektuarit.

147Ne kuader te raportit vjetor te qeverise Ministria eshte duke hartuar nje raport dhe te arriturat ne implementimin e planit strategjik te HIV/AIDS duke perfshire ketu edhe aktivitetet e implementuara ne perkrahjen e grantit te Fondit Global partnereve tane si agjencite e Kombeve te Bashkuara dhe shoqeria civile. Per nevoje e ri funksionalizimit te Komitetit nacional per AIDS i cili nder te tjera do te vleresonte dhe raportonte lidhur me progresin dhe planet e metejme te planit strategjik te HIV/AIDS ne Kosove. Une me stafin tim do te bej eshte e mundur qe ky Komitet te aktivizohet sa me shpejt148 ka thene Tolaj.

Njohurite mbi HIV/AIDS te te rinjte e moshes 15-24 mbesin te uleta. Vetem 18 per qind e meshkujve dhe 17 e femrave te kesaj moshe kane identifikuar saktesisht menyrat parandaluese dhe transmetuese dhe kane hedhur poshte keqkuptimet kryesore lidhur me transmetimit te semundjes.

Zyrtaret thone se duke pasur parasysh natyren e epidemise kjo shifer eshte brengosese.

Qe nga viti 1986 ne Kosove jane regjistruar 81 raste te prekura nga HIV/AIDS 28 prej tyre si pasoje e ketij virusi kane vdekur. Gjate vitit 2009 ne Kosove jane regjistruar 6 raste kurse kete vit eshte identifikuar nje person i prekur nga kjo semundje.

Nderkaq per here te dyte rreth 25 te rinj nga e tere Kosova jane perfshire ne prodhimin e filmave te shkurter te cilet trajtojne ceshtje te ndryshme lidhur me HIV/ AIDS. Filmat e shfaqur te merkuren ne kinemane ABC ne Prishtine do te vleresohen nga juria me c146rast tre prej tyre do te shperblehen. /kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›