Rrjeti i Grave denon vrasjen e 24-vjecares
Rrjeti i Grupeve te Grave te Kosoves ka reaguar pas vrasjes se rende qe ka ndodhur ne fshatin Buroje te Skenderajt ku nje 24-vjecare eshte mbytur me shufer hekuri nga bashkeshorti i saj. Per te qene edhe me i rende krimi gruaja ishte shtatzene ne muajin e gjashte.
Ky rrjet i organizatave kerkon nga organet e drejtesise qe sa me shpejt te nise procesi i gjykimit.
147Ne ditet kur ne gjithe boten e po ashtu edhe ne Kosove shenohen 16 dite kunder dhunes ndaj grave ndodh nje tragjedi nje krim ne komunen e Skenderajt. Vrasesi kreu vrasje te dyfishte duke lene te pajete gruan e tij 24 vjecare dhe femijen ne bark te saj ne muajin e gjashte te shtatzenise148 thuhet ne nje komunikate shtypi.
147Derisa policia merret me motivin secilen prej nesh e shqeteson fakti sesi shtepia qe konsiderohet si vendi me i dashur per secilin mund te shnderrohet ne vend te krimit.
Pra kercenimi me i madh vjen brenda shtepise aty ku nuk e mendon askush dhe aq me pak e pritshme nga njeriu qe konsiderohet bashkudhetar i jetes burri dhe babai qe keqtrajton dhe shpie ne vdekje anetaret e familjes148.
147Eshte e ditur se dhuna ndaj gruas fillon me nje te share te shtyre goditje...atehere kur shumica e grave nuk raportojne me shpresen se kur tejkalohet situata me nuk perseritet. Mirepo fatkeqesisht ajo perseritet dhe secilen here shkon duke u rritur e ne rastet ekstreme kulmon me vrasje. Gjithcka fillon si nje zenke familjare ku te tjeret 145nuk kane te drejte146 te perzihen dhe eskalon ne permasa te tilla qe perfundon ne nje krim te rende kur tejkalohen muret e shtepise dhe perfshihet opinioni i gjere148 theksohet me tutje ne komunikate.
Ne emer te qytetareve te shqetesuar ne emer te viktimave te dhunes Rrjeti i Grave ben thirrje tek organet e drejtesise te mos zvarrisin gjykimin dhe te shqiptohet denimi ashtu si e parasheh ligji ne fuqi.
Njekohesisht iu ben thirrje grave qe te raportojne dhunen ndaj tyre qysh ne fillim derisa nuk eshte bere vone.