E Diel, 1 Nëntor 2026

ILD, pjesë e aktivitetit të Rrjetit Evropian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Rrjeti Evropian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ), ku Inspektori i Lartë i Drejtësisë është anëtar, zhvilloi Asamblenë e Përgjithshme organizative dhe vendimmarrëse.

Aktiviteti u organizua nga Presidenca e RESIJ dhe u mbajt në Gjykatën e Apelit në Paris.

Anëtarët e RESIJ bënë një përmbledhje të situatës administrative të rrjetit, detyrimet, punën e tremujorit të fundit të vitit 2025 dhe u votua programin për gjashtë muajt e ardhshëm.

Gjatë Asamblesë u përcollën të rejat nga përdorimi i Inteligjencës Artificiale në drejtësi nga disa vende dhe përparimi i Italisë, që ka miratuar një ligj për përdorimin e IA në shtator të vitit 2025.

Asambleja e RESIJ zyrtarizoi pranimin e Moldavisë, si anëtarja më e re e RESIJ dhe rikonfirmoi për një mandat të dytë dyvjeçar në bordin ekzekutiv të rrjetit Spanjën, Portugalinë dhe Italinë.

Gjatë eventit të Asamblenë së Përgjithshme organizative dhe vendimmarrëse 1 nga 4

/e.i/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›