ILDKP:Prokuroria punon me standard të dyfishtë

Kreu i Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë Adriatik Llalla akuzoi sot Prokurorinë se punon me standarde të dyfishta dhe se nuk ka reaguar ndaj kërkesave për ndjekje penale ndaj zyratarëve me konflikt interesi dhe që kanë fshehur pasurinë. Llalla ka paraqitur sot në Komisionin parlamentar të Ligjeve raportin për vitin 2009 të institucionit.
Ai tha se ILDK ka hetuar Bashkinë e Tiranës dhe ka rezultuar se bashkia ka konflikt interesi në dhënien e lejeve.