PS nis protestat sot në Lushnje

Partia Socialiste do të nisë protestat ditën e sotme. Protesta e socialistëve do të nisë në orën 19:00 në qytetin e Lushnjes. Në protestë nuk do jetë kreu i PS-së, Edi Rama.
Ndërsa në 30 prill PS do të organizojë një proteste të madhe në Tiranë, për transparencë të zgjedhjeve, por edhe situatën ekonomike në vend.
Vendimi për rinisjen e protestave u mor në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.