INDI – Modi do të vizitojë Ukrainën të premten

NJU DELHI, 19 gusht /ATSH-DPA/- Disa javë pasi vizitoi presidentin rus Vladimir Putin, presidenti indian Narendra Modi do të udhëtojë të premten në Ukrainë për bisedime me homologun e tij Volodymyr Zelensky.
“Vizita e Modi në Ukrainë do të jetë e para që nga pushtimi rus”, njoftoi sot ministri i Jashtëm në Nju Delhi të hënën.
Vizita e tij në Rusi në korrik ishte gjithashtu e para që nga pushtimi i Ukrainës.
Kievi tha se Modi dhe Zelensky do të zhvillojnë bisedime për bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh dhe do të nënshkruajnë një sërë marrëveshjesh, pa dhënë detaje.
India, e cila ka mbajtur një qëndrim neutral ndaj luftës, nuk i është bashkuar Perëndimit në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe ka bërë thirrje vazhdimisht për dialog për zgjidhjen e konfliktit.
Ajo mban marrëdhënie të mira si me Perëndimin ashtu edhe me Moskën dhe ka rritur importet e saj të naftës së lirë ruse që nga fillimi i luftës.
Zelensky shprehu kritika për vizitën e Modit në Moskë, e cila pasoi menjëherë pas rizgjedhjes së Putinit si president – e cila në Rusi u pa si një vlerësim që Modi u ka dhënë marrëdhënieve midis dy vendeve. //a.i/