INSTAT: Ekonomia trend pozitiv, rritje deri 2.7% ne 2012-n Eglantina Nasi
Ekonomia shqiptare ka shenuar nje trend pozitiv te ecurise se saj, gjate vitit te kaluar. Kete e tregojne te dhenat me te fundit te publikuara nga Instituti i Statistikave per Prodhimin e Brendshem Bruto, sipas te cilave gjate tremujorit te trete per vitin 2012 ky tregues shenoi nje rritje deri ne nivelin prej 2.7%, krahasuar me nje vit me pare. “Ekonomia ne tremujorin e trete te vitit 2012 u rrit me 2.7%, kundrejt tremujorit te trete te vitit 2011. Ndersa krahasuar me tremujorin e dyte te vitit 2012, u rrit me 2.4%”, pohojne saktesisht ekspertet e INSTAT-it lidhur me nje dukuri te tille. Duke argumentuar me tej, se per kete periudhe, sektoret qe kane ndikuar me teper ne fuqizimin e ekonomise shqiptare, ishin respektivisht poste-komunikacionet, industria dhe sherbimet. Ndersa sektoret e ekonomise qe u paraqiten me renie ne kete tremujor krahasuar me te njejtin tremujor te nje viti te meparshem ishin ndertimi dhe transporti. Duke kaluar me tej ne detaje per keta sektore, raporti i lartpermendur i INSTAT-it citon se “grupi i industrive u rrit me 11.4% ne tremujorin e trete te vitit 2012 krahasuar kjo me tremujorin e trete te vitit 2011”. “Ndersa krahasuar me tremujorin e dyte te vitit 2012, dega e industrise u rrit me 10.3%”, thuhet gjithashtu. Kurse ne lidhje me sektorin e post-komunikacionit saktesohet se rritja e tij, ka qene perkatesisht ne nivelin prej 21.6% ne tremujorin e trete te vitit 2012, kundrejt tremujorit te trete te vitit 2011. “Dhe nje rritje me 3.3% eshte shenuar kundrejt tremujorit te dyte te vitit 2012”, sqarojne nder te tjera ekspertet e INSTAT-it per kete sektor. Per te vijuar me tej, me ate te sherbimeve, per te cilin thone se gjate tremujorit te trete te vitit 2012, ai shenoi nje rritje me nivelin prej 9.1% kundrejt tremujorit te trete te vitit 2011. “Si edhe nje rritje prej 2.3% krahasuar me tremujorin e dyte te vitit 2012”, shtojne gjithashtu ekspertet e INSTAT-it. Duke konfirmuar ne kete menyre nje tendence ne teresi rritese te treguesve qe ofrojne keta sektore te rendesishem te ekonomise shqiptare. Per te cilet, nuk duhet harruar se punesojne edhe nje numer te madh qytetaresh.
Bujqesia ndikim pozitiv ne ekonomi, rritje deri ne 5.6%
Si nje sektor kyc i ekonomise shqiptare, i cili perfshin brenda tij nje numer te konsiderueshem te vetepunesuarish, bujqesia vazhdon qe te jape nje ndikim pozitiv ne ekonomine shqiptare. Kete fakt e konfirmon edhe raporti me i fundit i Institutit te Statistikave, sipas te cilit, “aktiviteti bujqesor ne tremujorin e trete te vitit 2012 krahasuar me te njejtin tremujor te nje viti me pare u rrit me 5.6%”. “Ndersa kundrejt tremujorit te dyte te vitit 2012, ky aktivitet shenoi nje rritje deri ne 1.3%”, pohojne ekspertet e INSTAT-it.