E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundon studimi per terminalin e 15 mije mjeteve Luljeta Ndoka

Kompania italiane “Ital – Ferr” i ka dorezuar Bashkise se Tiranes draftin e studimit te fizibilitetit dhe termat e references, per koncesionin e terminalit te ri te pasagjereve ne Tirane. Ky draft perfshin studimin dhe analizat ekonomike te zhvillimit te transportit te udhetareve, per nje afat 15 vjecar, duke konceptuar dhe propozuar strukturen e terminalit, ne nje siperfaqe prej 80.000 m², ne afersi te ktheses se Kamzes. Sipas Bashkise se Tiranes, drafti i studimit jep nje planimetri te terminalit dhe parashikon zgjidhje per parkimin e autobuseve, mikrobuseve dhe automjeteve te tjetra te transportit te pasagjereve, linjen hekurudhore per stacionimin e trenave qe vijne dhe nisen nga Tirana, linjen per stacionimin e tramvajit, si zgjidhje alternative e transportit te pasagjereve qe do te hyjne dhe do te dalin nga Tirana, rruget e brendshme te qarkullimit te automjeteve, tramit, etj, ne territorin e terminalit. Gjithashtu, ndertimi i ketij terminal do te permbaje edhe ambientet ndihmese per mirembajtje, sherbime e furnizime te mjeteve te transportit si dhe ambientet sociale dhe hoteleri, per akomodimin e udhetareve. Organizimi i funksionimit te terminalit perfshin autobuset nderkombetare te kompanive shqiptare dhe te huaja, autobuset nderqytetese dhe urbane. Ne pjesen lindore te ketij terminali parashikohet parkimi i automjeteve private, me hyrje nga rruga e Stacionit te Trenit, ndersa ne pjesen perendimore parashikohet parkimi i autobuseve nderkombetare dhe nderqytetese si dhe ambiente logjistike. Ne kete terminal do te vendoset stacioni i ri i trenit. Zhvendosja e stacionit te trenit i cili pritet te nise brenda muajit janar i hap rruge fillimit te ndertimit te bulevardit te ri, projektuar nga studio arkitekturore britanike “Grimshaw”. Ne terminalin multimodal te Tiranes do te jete stacioni i tramit, sherbim i cili ne Tirane dhe Shqiperi do te ofrohet per here te pare. Per studimin e linjave te tramit ne qytetin e Tiranes, BE dhe qeveria franceze kane akorduar nje fond prej 1 milione e 250 mije euro. Qeveria franceze ka miratuar 500 mije euro, per studimin e linjave te tramit, nga Kombinati ne Kinostudio dhe nga Tirana e Re tek terminali multimodal, nepermjet bulevardit, nderkohe qe Bashkimi Evropian ka miratuar 750 mije euro studim per linjen e tramit qe do te shkoje rreth e qark unazes se qytetit. Ky terminal parashikohet te kete nje kosto investimi ne vleren 25 milione euro (me t.v.sh), e cila planifikohet te financohet nga BERZH, nepermjet nje kompanie koncensionare e cila do te perzgjidhet sipas procedurave te prokurimit te BERZH-it. Drafti eshte duke u studiuar me drejtorite perkatese ne Bashkine e Tiranes, me qellim realizimin sa me objektiv dhe eficient te ketij projekti.

Vendparkimet ne fazen e pare:

Autobuse te linjave nderkombetare 34

Autobuse te linjave nderqytetes 57

Autobuse te linjave urbane 15

Mikrobuse 48

Parkim autobusesh 26

Taksi 20

Parkim i automjeteve private 100

Nga ky terminal parashikohet te nisen:

Automjete 10 000

Mikrobuse 3 700

Autobuse 900

Autobuse nderkombetare 100

Autobuse urbane 180

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›