INSTAT Indeksi i cmimeve te konsumit ne qershor 23

Në tregun vendas ka më shumë prodhim, por edhe më pak blerje. Janë këto dy arësye që favorizuan çmimet e ulëta në treg gjatë muajit qershor. Sipas Institutit të Statistikave, indeksi i çmimeve ra lehtësisht krahasuar me një muaj më parë, ndërsa mbetet pothuajse sa vitin e kaluar. Me një normë inflacioni prej 2.3%, jemi afër kufirit minimal të objektivit të Bankës së Shqipërisë. Pritshmëritë e saj janë për një kërkesë të dobët në treg edhe në muajt e ardhshëm, çka frenon rritjen e çmimeve. Në një situatë të tillë, Banka ka mundësi të vazhdojë politikat e saj lehtësuese monetare.